Policia e Kosovës është njoftuar se janë arrestuar dy persona në Pejë për mblidhje të0 të hollave duke mashtruar në emër të një shoqate.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit duke i mashtruar qytetarët, kanë mbledhur të holla duke u prezantuar në emër të një shoqate”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./BS