Gjatë janarit në spitalin e Pejës janë shtrirë 1.206 pacientë

Peja

Gjatë janarit në spitalin e Pejës janë shtrirë 1.206 pacientë

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 14:02
Peja

Gjatë muajit janar të këtij viti në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka vazhduar ofrimi i shërbimeve të shumta për pacientët e Komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, ndërsa që gjatë janarit Spitali i Përgjithshëm në Pejë nuk ka pasur asnjë ankesë për shërbimet e ofruara në kutinë e ankesave dhe as në telefonin publik që është falas në nivel vendi për paraqitjen e ankesave të pacientëve, ka njoftuar zyra për informim e këtij spitali.

Numri i të shtrirëve në Spital për muajin janar ka qenë 1,206 pacientë të cilët kanë pasur 6,330 ditë mjekimi apo mesatarisht 5.2 ditë mjekimi për një pacientë.

Repartet me më së shumti të shtrirë gjatë këtij muaji kanë qenë Obstetrika me Neonatologjia me 171 të shtrirë, pastaj Kirurgjia me 153, Gjinekologjia me 103 të shtrirë etj.

Gjatë muajit janar 2018 janë kryer 245 operime ndërsa mesatarja e operimeve të kryera për një ditë është 7.9 operime.

Gjatë muajit janar numri i lindurve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka qenë 161 dhe prej tyre me prerje cezariane 59. Nga numri i të sapolindurve,  84 janë të gjinisë mashkullore ndërsa 77 të gjinisë femërore.

Edhe sa i përket shërbimeve Infermierisë dhe vizitave specialistike gjatë këtij muaji shifrat flasin për punë të mëdha që ka kryer stafi i Spitalit të Pejës.  Vizita dhe ekzaminime spacialistike janë bërë 17,376 shërbime ndërsa 3,329 vizita konsulative.

Analiza laboratorike janë bërë në numrin prej 43,483 të tilla kuptohet një pacientë ka bërë më shumë se sa një analizë, EHO ekzaminime janë bërë 2,298, EKG 25,531, shërbime radiologjike 2,098, shërbime të infermierisë 23,723, dhënie të injeksione dhe lidhje plagësh janë bërë në 4,689 raste, gastrioskopi dhe shërbime tjera të ngjashme 93, CT kabineti ka kryer 497 shërbime si spirometri, ergometri dhe kolonoskopi, ndërsa Hemodializa ka pasur 1,259 shërbime gjatë muajit janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat