Alarmon qytetari nga Peja: Po pimë ujë me guralecë

Peja

Alarmon qytetari nga Peja: Po pimë ujë me guralecë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 13:34
Ilustrim

Një qytetar nga Peja është ankuar se kur po e lëshon ujin, lavamani po i mbushet me guralecë.

Ky shqetësim, sipas këtij banori po i përcjellë krejt banorët që jetojnë në lagjen “Rrokaqielli” në Pejë . Ai në adresë ka dërguar edhe disa fotografi.

“Jemi banor te lagjes rokaqjelli ne Pejë. Na duhet çdo dit qe ti pastrojmë gypat e ujit pasi qe nga Ujësjellësi na vjen me shumë gur se sa ujë, ku dhe e dëshmoj.  Çdo i dyti ankohemi nga gurë ne veshkë dhe fotot ju lutem ti publikoni”, ka thënë ky banor.

Ndërkohë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” e furnizon me ujë këtë pjesë të qytetit të Pejës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat