AAK e Pejës: Koalicioni LDK-PDK ishte firmosur në shtator

Peja

AAK e Pejës: Koalicioni LDK-PDK ishte firmosur në shtator

Më: 20 prill 2018 Në ora: 10:42
AAK

AAK- dega në Pejë, koalicionin LDK-PDK në komunën e Pejës, si koalicion i ndërtuar kundër dëshirave të elektorateve të partive përkatëse e konsideron si martesë interesash të individëve dhe grupeve klanore që drejtojnë me këto subjekte në Pejë.

“Si i tillë, ky koalicion është edhe një ndërtim pa leje, për ta marrë Pejën në qafë duke çuar deri në fund shkatërrimin total të jetës në këtë komunë dhe duke plotësuar epshet e ‘dashurisë’ Gazmend – Xhavit për interesa të ngushta klanore nën diktatin e Shkumbin Gashit dhe dy tre kallauzëve të tjerë. AAK, si partia më e madhe opozitare në Pejë, rikonfirmon para elektoratit dhe votuesit të saj, si dhe para të gjithë qytetarëve të komunës së Pejës, se fuqishëm do të qëndroj në mbrojtje të interesave të përgjithshme qytetare, si në Asamblenë komunale ashtu edhe në të gjitha mekanizmat komunal ku subjekti ynë përfaqëson”, thuhet në komunikatë.

AAK në Pejë konsideron se një bashkëqeverisje e tillë, nuk ka jetë të gjatë, ‘jo pse nuk e dëshirojnë shokët e vjetër Gazmendi (që mblidhte vota duke e akuzuar koalicionin PAN) dhe Xhaviti, porse ndarja e ‘tortës’ nuk do arrijë të përmbushë kërkesat e atyre të cilët ndjehen të gënjyer nga kjo ‘dyshe’.

AAK në Pejë konstaton se marrëveshja e arritur për bashkëqeverisje në Pejë në mes të LDK-së dhe PDK-së fatkeqësisht është marrëvëshje për vazhdimin e shantazheve, gënjeshtrave, tenderomanisë, punësimeve partiake, premtimeve boshe marramendëse, e që si të tilla gatuhen në kuzhinat e propagandës së Gazmend Muhaxherit.

AAK siguron qytetarët se do të vazhdojë të paraqesë në opinion e deri në prokurori dhe Gjykatë, duke goditur fort të gjitha dukuritë negative që po ndodhin në komunë, që nga punësimet partiake e deri tek tenderomania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat