KEDS njofton se më sot në Pejë do të ketë ndërprerje emergjente të rrymës.
Prej orës 13:00 deri në orën 14:30 këto lagje do të mbesin pa rrymë: rruga e “TMK-së” nga Shtëpia e Mallrave deri te Universiteti Haxhi Zeka, çerdhja e fëmijëve, banesat e pensionistëve, Lagjja rreth Kullës së Pashës dhe banesat Selman Uka.
Arsyeja e ndërprerjes: Rregullimi i grupeve matëse.