Në Deçan siguria është e mirë, meritat u takojnë qytetarëve - Bota Sot
Në Deçan siguria është e mirë, meritat u takojnë qytetarëve

Peja

E mërkurë, 19 shtator 2018

Në Deçan siguria është e mirë, meritat u takojnë qytetarëve

Nga: Adem Lushaj Më: 29 maj 2018 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Zyrtarët policor do mbesin të përkushtuar në respektim të ligjeve dhe përkujdesje të sigurisë qytetare. Falë vetëdijesimit qytetar, siguria në gjithë zonën e përgjegjësisë, është dukshëm më e mirë, krahasuar me të kaluarën. Siguria e qytetarëve dhe rritja e besueshmërisë së tyre ndaj institucionit policor, mbesin synimet kryesore të punës sonë dhe gjithë zyrtarëve policor të Stacionit në Deçan. Krahas këtyre, policia e Kosovës është e përkushtuar edhe në zbatim të urdhëresave gjyqësore, në asistenca, e deri te aktivitetet humanitare në përkrahje të personave apo familjeve në nevojë.

Kështu është deklaruar togeri Nysret Xhurkaj, komandat i Stacionit në Deçan, sipas të cilit, zyrtarët e policisë së Kosovës, dita ditës po tregojnë se janë të kujdesshëm për sigurinë personale të qytetarëve dhe sigurinë institucioneve. “Kemi rënie te dukshme të veprave kriminale, për çka meritat iu adresohen gjithë deçanasve”, është shprehur komandanti Xhurkaj, për të cilin vazhdojnë të mbesin si shqetësim, vjedhjet nëpër shtëpi private. Togeri përmend faktin së gjatë kësaj periudhe kohore, nuk ishte shënuar asnjë incident ndëretnik, gjë që ndikon në rritje të besueshmërisë së ndërsjellë. “Vendosja e kamerave në qendër të Deçanit, na japin mundësi për mbikëqyrje me efektive të qendrës së qytetit dhe rrugëve kryesore”, ka nënvizuar komandanti Xhurkaj, për të cilin me prioritet janë edhe fushatat e vetëdijesimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, polici-qytetar.

Ai, ka thënë se me qëllim të zbatimit të planeve operative, ka komunikim të rregullt me zyrtar institucionesh, kryesues të fshatrave, shkolla, OJQ, media…, gjë që kanë ndikuar në rritjen e besueshmërisë ndaj uniformes policore.

“Takimet me kryesues të fshatrave do jenë të vazhdueshme, ngase do kemi mundësinë për tu informuar për shqetësimet e qytetarëve nëpër gjitha lokalitetet, pa dallim përkatësia nacionale apo fetare”, ka treguar komandanti Nysret Xhurkaj, i cili fton qytetarët në bashkëpunim, për sigurinë e përgjithshme. Gjithnjë sipas tij, dyert e Stacionit policor janë të hapur për çdo qytetar, qoftë për nevoja të tyre, apo edhe të vizitave të organizuara, siç kishin me nxënës të shumë shkollave të Deçanit. “Policia çdoherë është në terren, ndaj qytetarët mund të komunikojnë me ta, në çdo kohë e për çdo shqetësim të tyre”, ka thënë Xhurkaj për të cilin mbetët mjaftë shqetësuese gjendje mjedisore, ngase mbeturinat po hedhën pa kontroll dhe në mënyrë jo ligjore.

“Është shqetësuese deponia me mbeturina në mes të fshatit Lëbushë dhe Strellc, sikurse edhe në vendet tjera, ashtu që Deçanit po i japin imazh të keq, e aq më shumë kur dihet se kjo komunë, është me pretendime të zhvillimit të turizmit”, ka potencuar togeri policor, Nysret Xhurkaj, për të cilin zyrtarët e Stacionit të Deçanit, pos obligimeve të tyre ligjore, kanë gjetur mundësi edhe për aktivitetet humanitare, si për familjet në nevojë, deri te dhurimi i gjakut. Togeri Xhurkaj ka falënderuar mediat për punën e tyre, duke premtuar se çdoherë do jetë i hapur për komunikim, ngase qytetarët kanë nevojë për tu informuar për punën që bëjnë zyrtarët policor të Deçanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test