Kur populli mungon… - Bota Sot
Kur populli mungon…

Peja

E enjte, 20 shtator 2018

Kur populli mungon…

Nga: Reshat Nurboja Më: 16 qershor 2018 Në ora: 21:16
KK Pejë

Diskutimi im në seancen solemne të Kuvendit të Komunës së Pejës me rastin e shenimit të 16 Qershorit - Ditës së Çlirimit:

Zonja dhe zotrinjë, të nderuar bashkëqytetar, fillimisht shfrytëzoj rastin që në emer të Alternativës-dega në Pejë, të ju pershendes dhe t'ju uroj 16 Qershorin - Ditën e Çlirimit të Komunës së Pejës, e cila ditë, në vete ngërthen dhe pasqyron mijëra vjet rrugëtim me flijime, mundime e sakrifica, sa që me të drejtë nga populli konstatohet se kjo tokë më shumë është ujitur me gjakë se me ujë e me shi...Për këtë arsye, akuzon fakti se si pushtetet e pas luftës po e harrojnë këtë histori dhe po sillen e veprojnë sikurse janë vet historia, sa që marrin guximin që për të mbetur apo ardhur në pushtet bëjnë gara në mes veti se kush i pari të "qetë gisht" apo të i ngritë gishtat për të falur apo shitur tokë e territor shqiptarë. DHE çka është edhe më tragjike, të tillët buzëqeshin, përqafohen dhe vallëzojnë nga gëzimi për një veprim të tillë, e populli vetëm heshtë e shikon..!

Kjo heshtje e popullit më se miri tregon gjendjen tragjike të institucioneve tona komunale dhe të atyre shterore, e cila pasqyrohet edhe përmes organizimive dhe shenimeve të datave më rëndësi sublime, si kjo e sotit, ku si po shihni pjesmarrës dhe pronarë jemi vetëm Ne, pjesë e pushtetit apo të opozitës, e ka vite e vite që në këto manifestime POPULLI MUNGON...! Poashtu, në rrjetet sociale me mijëra qytetarë ia urojnë njeri tjetrit festen e Bajramit, në rastet tjera festen e krishtlindjeve apo të pashkëve por shumë pak prej tyre, mos të them asnjë prej tyre nuk ia urojnë njeri tjetrit Ditën e Çlirimit, arsyen pse ju duhet ta dini dhe ta veni gishtin në kokë e të reflektoni....! Çka është edhe më tragjike, pothuaj asnjë nga subjektet politike e institucionale nuk e kanë bërë një urim të tillë në faqet e tyre zyrtare, edhepse me të drejtë nuk kanë harruar t'iu urojnë bajramin...! Arsyen pse, do të mundohem ta elaboroj me disa fjalë: Peja e Kosova në shekullin 21, po ka shumë gojë që heshtin e duar që vjedhin, e asnjë kokë që ka guximin e dijen të mendon, të punon e të lufton për shtetin e popullin..

.Mendjet e një numri të madh të qytetarëve janë përplot errësirë e paknaqësi, të cilat jo vetëm që e pamundësojnë shoqërinë të lëvizë para, përkundrazi ajo stimulon të keqen...! 

Këtë fjalë timen të rastit do ta rrumbullaksoj me thënien e historianit emblematik të kohës antike, autorin e veprës mbi Luften e Peloponezit, TUKIDID-it i cili thotë, se " E keqja nuk është vepër vetëm e atij i cili e bën atë, por është edhe e atij, i cili ka mundur ta pengoj të ndodh e keqja e këtë nuk e ka bërë...!" Nga kjo rezulton se për të gjitha këto, fajtot është vet populli i cili vetëm hesht, shikon e duron...!

Në fund, dhe edhe njëherë Urime Dita e Çlirimit, me shpresë se e kuptoni se Peja dhe Kosova nuk kanë festë dhe ditë më të rëndsishme se Ditën e tyre të Çlirimit, URIME..

Pejë, 16 Qershor 2018

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test