Elhame Aliu

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Elhame Aliu

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 00:16
Elhame Aliu

Të përkujtosh një engjull si ti është pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë, është mendimi më i natyrshëm dhe më spontan për njerëzit që të duan edhe përtej dhimbjes edhe përtej kësaj jete. Ike pa lamtumirë ashtu sikur zogjët shtegtarë që lëshojnë foletë e tyre në fund të verës ashtu ike dhe ti atë mbrëmje te 28 gushtit që do të mbetet dita më e hidhur e jetës për të gjithë ata që njohën bukurinë dhe madhështinë e shpirtit tënd.

Sa shumë na mungon ajo buzëqeshja jote e ëmbël dhe plot jetë, ai shikimi yt i bukur që reflektonte pozitivitet, ajo gjallëri e jotja që vetëm ti mund të ia jepje kësaj shtëpie.  Një fëmijë, motër, mbesë dhe mike e veçantë si ti jeton përjetësisht në zemrat tona.

E përkujtojnë prindërit Haqifi dhe Hatushi, motrat: Merita, Shqipja, Arta, vëllau: Ilmia dhe familja Bajrami nga Pleshina dhe familja Aliu nga Balajt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat