Tre muaj dhimbje,mungesë e pikëllim, pa më të dashurën tonë
Nënë e dashur , shumë e vështirë qenka të shkruaj për Ty në këtë faqe përkujtimesh.
Dora po dridhet duke shkruar,sytë e zemra po më lotojnë, për mungesën tënde.
Për fjalët e tua të ëmbla,për frymën e përqafimin tënd.
Për ty pa dyshim Allahu e ka përcaktu Xhenetin,dëshmi janë veprat dhe sinqeriteti yt.
Të kujtojnë me mallë e kurrë s'të harrojnë:
Bashkëshorti Haxhi Qerimi, djemtë Haxhi Kadriu,Azemi,Shabani,Neziri,Besimi,vajza Sheqerja, rejat, dhëndrri, si dhe nipa e mbesa nga Peja.