Sanija ( Soskic ) Ganic

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Sanija ( Soskic ) Ganic

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 00:34
Sanija ( Soskic ) Ganic

Sa më shumë që kalojnë ditët, aq më e madhe është mungesa dhe malli për Ty.

Është shumë e vështirë çdo ditë e më shumë të ballafaqohemi me dhembjen e ikjes tënde nga kjo botë.

Por të mbajmë të lidhur fort në mendime dhe kujtimet që na i le pas.

Çdo gjë e jotja të mban të paharruar tek ne .

Zëri yt do të mbetet gjithmonë tingëllima më e mirë për veshët tonë. Fytyra jote imazhi më i bukur që  mund të egzistoj , sjellja jote që i bëre të mira çdo kujt në këtë botë , të qeshurat e tua mbeten qetësi e shpirtit tonë,edhepse nuk je më në mesin tonë,veprat e tua nuk kanë fund

dhe të mbajnë përherë të gjallë me ne në këtë botë.

Të kujtojmë me mallë: Nëna Vahida, vëllezërit Gëzimi e Bashkimi, Motrat Selvija, Safeta, Hidajeta,Shahsimeni nga Peja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat