Lumturije Thaqi Hoti

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Lumturije Thaqi Hoti

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 00:35
Lumturije Thaqi Hoti

Sot, më 3.12.2016, bëhet një vit pa Ty bijë, motër, hallë e kunatë e paharruar

Kaloi një vit, me plot dhimbje e mall për ty bija jonë e dashur. Në çdo sekondë të kohës jetojmë me Ty shpirtërisht. Nuk qenka e lehtë të gjejmë fjalë për të shkruar, sepse çdo shkronjë është e mbështjellur me lotë.

Sa herë që vijmë në vendlindje, duam që të përqafojmë si gjithmonë, të çmallemi me Ty, bijë, motër, hallë e kunatë, por zemra na mbetet e zbrazët se nuk të kemi fizikisht. Bijë e motra jonë, flasim me Ty edhe në ëndërr, e kur na del gjumi hidhërohemi me veten, se pse nuk zgjati më shumë, që të kënaqemi me Ty. Ishe si drita e diellit, ishte lule e do të mbetesh përjetë në sofrën e shpirtit tonë. Kur i shikojmë fëmijët tuaj, të shohim Ty, nuk qenka e lehtë për besë, ai, e vështirë shumë, zjarr shpirti po na shkon.

Sa herë që ti përqafojmë fëmijët, i përqafojmë dy herë, një herë për Ty, oj bijë e motra jonë e dashur. Ky përkujtim, po shkruhet nga shpirti jonë, ai vet po flet, po gjenë fjalët nga zemra.

Çdo ditë e më shumë që koha po kalon malli për Ty sa vjen e shtohet. Jemi krenarë që të patëm. Gjithmonë do të mbetesh në shpirtin tonë. Vajzën tënde Dafina, ka disa muaj që zoti e gëzoi me një vajzë, ia puthëm sytë, jo njëherë, por tre here, njëherë për veten tonë, për Ty dhe të tretën për nënën dhe babën tonë, sepse ata nuk mundën ti përballoj mallit që ta vizitoj kur nuk të ka Ty. Po i flasim babës e nënës, që të mbahen e te loti i tyre po të shohim Ty, zemra e tyre i qanë çdo ditë e ne vëllezërit mes dhimbjes, po freskohemi me kujtimet tua, që të patëm një motër si rrezja e diellit. Ti nuk je fizikisht në mesin tonë, por do të mbetesh e pavdekshme në shpirtat tanë.

Të përkujtojmë me shumë mall, babai Mustafa, nëna Zahrija, vëllezërit: Agroni me bashkëshorten dhe fëmijët, si dhe Nazmia me bashkëshorten e fëmijët, që të gjithë në Cyrih të Zvicrës. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat