Mujë Qakolli

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Mujë Qakolli

Më: 7 janar 2017 Në ora: 00:28
Mujë Qakolli

Përkujtim për Bashkëshortin Mujën

Ishe një shok per mua, Vëlla,baba,Nënë,të gjithë i zëvendësove kur mua më kaplonte malli .Me shumë  sakrifica arritëm të gjitha por Ti në kohën Kur fëmijët,nipat, nipeshat ,u rritën që të plotësojnë dëshirat tua me shkollë,me punësime,Ti na le , na ike! I leht qoft dheu mbi Ty ...

E përkujton:  Bashkëshortja Zadja

 

Përkujtim per Babain Mujë Qakolli

I heshtur qëndroj pranë dritares! Hedh shikimin dhe mijëra mendime më shkojnë vërdallë! 

Një mister dhembjeje në kraharor më ndizet si vullkan, kur shikoj se jashtë fillon te bjerë shi!
Rënkoj se Ty të lag baba !

Kam menduar shumë per ty! Dhe ndjehem i pikëlluar! Ndjehem i ngarkuar me mallë e dashuri për Ty, pikërisht çdo çast, edhe këto ditë të përvjetorit të 8 Baba! 

Të them se më mungon shumë! Shumë!

Sa mendime me vijnë ne kokë dhe më sillen rrotull! Dua të gjitha të t’i them! Të të tregoj për planet, suksesin, zhvillimin! 

Dua të të flas per gëzimin që më ka mërguar qysh kur u ndave ti nga jeta! Në vend të tij, ka shtrirë përmasat pikëllimi ! Eshte kujtimi për Ty baba!
Sa herë më bëhet se hyn në derë me buzëqeshjen tende! Të dëgjoj trokëllimat ashtu si ecje i qetë! 

Dhe përpiqem të dal shpejt e shpejt përpara e të të perqafoj! Por, kot ! Se Ty që ditën që vdiqe nuk të pashë kurrë !
Tash edhe pas varganit të madh te lotëve e kuptoj se mbetem duke pritur ne heshtje! E di mirë se nuk do te gjej! Dhe sërish bie në pikëllime dhe qajë me dënesë duke klithur.
Sot je shumë larg meje Baba! Më bëhet se u shkëpute si meteor dhe shkove te bësh nje vend në përjetësinë e kujtimeve! Sa deshiroj të të shterngoj doren tënde, dhe te ulemi bashkë me Ty! Dhe të kuvendonim e të gëzoheshim bashkë! Por Ti edhe nga fotoja ku të shikoj, nuk ma the asnje fjalë me gojë! Por, Ti me heshtje më thua gjithcka! Me zemer më flet, e di!

Ne fakt, Ti baba je kthyer i padukshëm dhe gjithmonë je me mua! Por, unë ndjej ankth nga kjo largesi dhe po te mundja ne ketë moment do te isha ne krahun tend, te te thosha se është shumë e rendesishme per mua, të të kisha një çast! Se te desha, dhe te dua shumë.
Baba! Edhe në këto çaste të këtij përvjetori, është hapur kaptina e re e mallit! E ndjej se vuaj shumë ! Vdekja jote akoma e ftohte derdhet dhe me ndez dhembjen ne shpirt! Ah! Si nuk je me ne! Tani që nuk je mos më thuaj të mos qaj se kam shumë nevojë te shfryjë atë llavë të vullkanit qe ndizet nga mungesa qe e ndjej per ty! Se kam nevojë per Ty ..

Sa isha i lumtur kur të shihja përditë! Ishe pasqyrim i imi! Ashtu kanë mbetur sytë e tu, zeri, hapat tek ecje oborrit e kur hyje ne shtëpi! Akoma i ndjej por, Ty nuk të shoh dot!

Edhe pse, per orë e çast të dëgjoj tek shqipton emrin tim!
Baba! Të them dhe këtë, dhe dije se edhe unë jam krenare që isha biri yt ! Tash, ne qoftëse e lexon ketë letër , kuptoje se çdo shkronjë është nje lot, çdo fjalë një lumë, çdo fjali një detë. Dhe letra eshtë bërë oqeani i pikëllimit tim, për Ty! Baba, ti frymëmarra e dashurisë sime . Ti krenaria e shtigjeve te jetës !
Tash , po e përmbyllë me dëshirën të prehesh në qetësi i dashuri im baba…!

E përkujtojnë me mallë : Kushtrimi , Belkizja , Bajrami , Lindi dhe Elmedina .

 

I pa harruar qoftë kujtimi për Ty.

E  përkujtojnë : Vajza Resa Dhandrri Halili me vajzen Likin nga Gjermanija .

 

Çdo Janar që vjen na shton nostalgjinë dhe mallin që kemi për ty.

Për herë do jemi krenarë që të patëm. 


Të përkujtojmë me mallë: Vajza Vjollca me Ganin mbesat  Sherifja, Adelina,Albina, Adisa dhe Yllka si dhe nipi Ganiu i vogël.

 

Sot mbushen 8 vite pa Ty.
Vitet po kalojnë,malli për Ty
veq vjen e rritet.
Një dëshirë të madhe gjithëmonë e kishe ,ti bashkoje nipa,mbesa e fëmijë.
Sa i dashur ishe edhe shumë i  shtrenjtë.Mungesa jote ndihet çdo herë,këtë veq Allahu e di.

Të perkujtojnë me mallë dhe respekt : Djali Avdyli me Sabahatin, Nipat Muja me Gjylin dhe Sabahatin e vogel dhe Rinori me te fejuarën Elvinën.

 

Vitet shkojnë ndërsa malli për Babën tonë nuk hiqet dot kurrë. 

Por asnjë ditë nuk shkon duke mos të të përmendur o Gjyshi im.
Prej mësimeve ëua edhe Besimi ndaj Allahut është rritur shumë.

 Ah more Babë po të ishe vetëm disa çaste me neve zemra jote do të ishte rritur nga gëzimi se sa mirë jemi dhe sa shum gjëra kemi fituar falë  meritave tua.
Vetëm Allahu  e din sa shumë na mungon, E Lusim Allahun që të na bashkoj në  Xhehnet. Ne tani jemi duke u çmallur  me fotografitë tua dhe jetojmë  me fjalët e tua. 

Të përkujtojmë me mall: Zadja , Emersoni dhe Amiri i vogël.

 

Zemra shkruan ndërsa sytë më lotojnë , 8 Vjetorin e Babës qenka vështirë ta shkruaj. 

O Babë po të kujtoj me mallë , Babë unë mallem me ëndrra e me fotografi, zëri yt i ëmbël më duket se ende më thërret . Të gjithë ne i ndjekim mësimet e tua , e falë mësimeve tua jemi këtu ku jemi , jemi aty ku Ti dëshiroje që të jemi . 

Ah more Babë e lus Allahun që ne të jemi bashkë në Xhehnet e të çmallemi , të përqafohemi. Më ka marrë malli për Ty shumë, shumë kisha pas dëshirë të të përqafoj bre Babë , ah sikur të mundesha ta puth ballin e ta ndjej erën që e kishe . 

Fjalët për Ty Babë nuk kanë të ndalur,bashkë me lotët , por këto pak fjalë ishin për të përkujtuar.

E përkujtojnë : Vajza e vogël Buqja, Esati, Kamberi, Imrani, Rejhani dhe Sumeja Jonë E Vogel.

 

Përkujtim për Babën Mujë 

Sot u bënë 8 vite pa Ty i dashuri Babë.

Ty të morri Zoti , se të deshti pranë,të morri për engjëll ndaj dhe bashkë u ndamë.

Në zemrat tona Ti  do të mbetesh përgjithmonë,

Ti mbetesh krenaria e familjes tonë.

Tetë vite pa Ty ,Babai jonë.

Kur shkojmë tek varri yt , do ta marrim dheun në dorë,

dhe e pyesim Zotin pse na morre Babain tonë ?

Zemra na fillon me vajtu , pse edhe sot në pragë të festave nuk mundemi me të përqafu.

Po na mungon Babi shumë , kemi shumë mallë,

po na mungon kur veq me fjalë , çdo dhimbje na ke ndalë.

Po na mungon buzëqeshja jote , prania jote që na ke falë dikur lumturinë e kësaj bote.

Ju përkujton : Djali Uka me bashkëshorten Xhevahiren,djalin Emersonin dhe vajzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat