Agim (Ukshin) Kelmendi

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Agim (Ukshin) Kelmendi

Më: 23 janar 2017 Në ora: 00:34
Agim (Ukshin) Kelmendi

Jetët tona vazhdojnë, por asgjë më nuk është e njëjtë. Kur dikush përmend emrin tënd e kemi vështirë të fshehim dhimbjen që kemi për Ty. 

Javët, muajt ikin e neve na duken shekuj pa Ty.

Sinqeriteti, shëmbëlltyra, ngrohtësia dhe besnikëria na japin forcë dhe kurajo. Janar me acar nga perëndia acar nga brendësia. Zemra është e thyer nga mërzia, lotët rrjedhin në qetësi për Ty shoku i jetës Baba i pa lodhur. Krenaria për Ty po na mban gjallë e të fortë. Faleminderit Zotit që na dha mundësin të njohim e të  na edukosh siç dite Ti. I paharruar përjetësisht për gjithë familjen tënde farefisin tënd emri yt Agim do të jetoj gjithmonë.

Me mallë, me zemër të copëtuar dhe me lot në sy të kujtojnë: Bashkëshortja Nexhmija, fëmijët Kreshniku, Albani, Albini, Arbresha, Arlinda, Albulena, nipat, mbesat nga Austria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat