Emrush (Sylë) Mavraj

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Emrush (Sylë) Mavraj

Më: 24 janar 2017 Në ora: 00:15
Emrush (Sylë) Mavraj

Jetët tona vazhdojnë , por asgjë nuk është e njëjtë. 

Kur dikush përmend emrin tënd e kemi të vështirë të fshehim dhimbjen që kemi për TY.

Javët, muajt, ikin e neve na duken shekuj pa TY.

Sinqeriteti, shëmbëlltyra, ngrohtësia dhe besnikëria na japin forcë dhe kurajo.

Janar me acarë nga Perëndia, acar nga brendësia, zemra është e thyer nga mërzia, lotët rrjedhin në qetësi për Ty, Baba i pa lodhur.

Krenaria për TY po na mban gjallë e të fortë. Faleminderit Zotit që na mundësoi të njohim e të na edukosh siç dite TI.

I paharruar përjetësisht për vajzën tënde  Valbonën , emri yt do të jetoj gjithmonë..

E përkujton Vajza - Valbonja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat