Valon (Rexhë) Dukaj

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Valon (Rexhë) Dukaj

Më: 31 janar 2017 Në ora: 00:51

Një vit plot dhimbje pa Ty VALON.

Është  e rëndë të shkruaj dhe të përkujtoj në një vjetorin e vdekjes tënde bir i Nënës, drita e shtëpisë gëzimi ynë i parë, u bë një vit që ti shkove për të mos u kthyer asnjëherë më tek shtëpia jote, atëherë kur të gjith e menduam një tjetër bashkim familjarësh për Ty, ti na mblodhe për të na përshëndetur të gjithëve për një ditë.VALON mërzia ka kapluar çdo vend ku shkeli këmba jote, në çdo shtëpi që Ti ishe, sot ka fjalë kujtimi dhe lot malli për Ty.

Një Nënë e thyer, një Nënë e lodhur nga lotët dhe pritjet për Ty, një Nënë që më nuk e gëzon asgjë, një Nënë që zemra i rrah por nuk jeton më, jeta e Babait pa Ty Valon si mund të jetë, një Baba krah thyer, një Baba që Ti ishe shtylla e tij,  krahu i tij i djathtë që nuk jeton më, ai që e shtynte të mendote se gjithçka po shkonte drejt së mirës, ehh Vëllau yt Trimi e përjetoi rëndë ndarjen prej teje,ai ishte plot mallë edhe për së gjalli për Ty o VAL, ndërsa kjo ndarje zemrën e tij e shkatërroi, nuk ishte as në lamtumirën e fundit, as në përqafimin e fundit të shpirtit të tij binjak. Çfarë të them për Fitën që çdo mëngjes në ujit lanë sytë me lot.Motra ahh motra çfarë i duhet të shpresoj për një jetë më të mirë, kur ëndrra dhe vullneti për jetën u varrosën sot një vit së bashku me Ty, VALON.Krenaria e Babait, shpirti i Nënës,zemra dhe forca e vëllezërve, i miri i motrës, na le fizikisht por me zemër jeton mu në shpirtrat tonë,do të të kujtojmë sa të kemi jetë familja dhe gjithë farefisi yt  që të njohën dhe të deshtën aq shumë. U prehsh në paq, atje ku amanet je i Zotit,  që të ruajdhe të kujdeset për Ty aq shumë sa ne nuk mundëm, shpresojmë që një ditë të bashkohemi përsëri që ky mallë të shuhet njëherë e përgjithmonë.

Të kujtojmë me mallë: Baba Rexha, nëna Hyra, vëllezërit Valtrimi dhe Fitimi, motra Fjolla, si dhe mbarë familja Dukaj nga Drenoci i Deçanit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat