Nexhmije Bajra

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Nexhmije Bajra

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 00:30
Nexhmije Bajra

Kaluan ditët, muajt dhe sot u bë një vit qëkur shkove nga kjo botë, dhe ende nuk mund ta besoj ikjen tënde, nënë e dashur!

Shkoi viti pa e dëgjuar zërin tënd të ëmbël, pa dashurinë tënde të ngrohtë, pa ty, oj nënë!

Vdekja jote hapi plagë të mëdha në zemrat tona, që koha nuk i shëron më!

Oh, sa kisha dashur që edhe njëherë të shfaqesh para meje, qoftë edhe për një minutë, që ta shikoj fytyrën tënde të bukur duke buzëqeshur, e te të thërras; “Mami”, të dua shumë, sepse vetëm kjo fjalë ma mbushë zemrën më dashurinë tënde të paharruar!

Çdo ditë po e ndjej thellë në shpirt mungesën tënde të madhe, të shpirtit dhe zërit tënd të ëmbël, sepse ti na mësove gjithçka në jetë, përveç asaj sesi të jetojmë pa ty..!

Dhe, si mund te jetojmë pa ty në këtë botë, kur qenien tonë më të dashur në jetë nuk e kemi më pranë nesh, si të jetojmë pa ty, oj nënë e dashur !

Dhimbja, malli, dashuria dhe krenaria për ty, nuk do shuhen kurrë në jetën tonë!

Të përkujtoj me mall deri kur do të takohemi përsëri në jetën tjetër!

Me mall e lot ne sy vajza Liridona dhe djali Besniku. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat