Nexhmije Bajra

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Nexhmije Bajra

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 00:32
Nexhmije Bajra

Lotë nuk ka më. Ata u shtjerrën. Mbeti dhimbja e madhe në shpirtrat e në zemrat tona. Mbetën kujtimet e paharrueshme. 

Në kujtimet tona të shumta e të bukura jeton koha jonë e kaluar me ty.

Jeton heshtja që dhemb.

Kaloi një vit nga largimi yt. Dhe ne çdo ditë ndjejmë hapat tu, zërin tënd dhe psherëtimat. Dashurinë tënde. 

Ne kurrë nuk do të pajtohemi se ti ke ikur përgjithmonë.

Ti as nuk do të ikësh kurrë, sepse do të mbetesh përgjithmonë e pranishme në jetët tona.

Me mall e dhimbje: Bashkëshorti Avni Rrahmanaj, e bija Liridona, i biri Besniku, familja Rrahmanaj e Bajraj nga Kosova, Belgjika e diaspora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat