Leonis (Gzim) Hadërgjonaj

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Leonis (Gzim) Hadërgjonaj

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 00:36
Leonis (Gzim) Hadërgjonaj

Ah ! Ah  ! Shkurt o Shkurt !

Më 12.02.2008 bëhen 9 vite që na e morre djalin.

Janë të pakta fjalët të shkruajmë se sa na mungon.

Ditët sa vijnë e shkojnë, dhe dhembja për Ty thellohet.

12.02.2008 do të jetë data më e mallkuar, për ne emri yt është i gdhendur në mermer,

por ti nuk je poshtë atij mermeri, Ti nuk banon atje, Ti banon  në kujtimet e mrekullueshme që na ke lënë,banon në optimizmin tënd,

në gëzimin që ke ditur të na dhurosh, jeton në buzëqeshjen që ke lënë tek personat që ke dashur dhe në lotët e atyre që të kujtojnë..

Malli për Ty nuk do të shuhet kurrë, por ja që edhe jeta i ka valët e zeza, kur duhet edhe pa dashje të kalojmë në to.

Me dhimbje,mallëngjim e zemër të thyer të kujtojnë Familja Hadërgjonaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat