Ibish (Haxhë) Baqaj

Perkujtime

E martë, 16 prill 2024

Ibish (Haxhë) Baqaj

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 01:16
Ibish (Haxhë) Baqaj

Me plot dashuri e shumë mall për ty e me lot në sy jam duke shkruar babë për ty.

Më ka marr malli shumë Babë të të shoh, mua gjithë botën me ma fal vendin tënd Babë askush nuk e zë.

Kaluan 8 vite një nga një, mërzia për ty është e madhe edhe sot, si atëherë kur ti u ndave nga ne. Sa të jetë jeta s'të harroj, veç për ty do të mendoj. Ah bre Babë, Babi im copë ma bërë zemrën time. Sytë e mi po lotojnë sa herë e përmendi emrin Babë, më bëhet një plagë e rëndë. Kujtimet e mija për ty s'kanë ndalur, veç për ty e kam këtë mërzi. S'të harrojnë kurrë sytë e mi.

Tri gjëra më bëjnë të jem i fort sot, fati që të kisha ty Babë, fakti që unë jetoi dhe veproi me mësimet e tuaja , dhe i lumtur se pas 8 viteve u përtëri emri yt Babë që e dua shumë nga dhurata e Allahut me një djalë që sot e ka emrin e Babagjyshit Ibish.

Gjithmonë në zemër unë të kam, s'të harroj sa të jem gjallë, u takofshim në përjetësi Babë.

E përkujtojnë: Bashkëshortja Ganimeti, djemtë Shabani me familje, Dervishi me familje, Dauti me familje, Haliti me familje dhe Haxha me familje. Vajzat Ryva, Hyra, Shkurta, Hatixhja, Hasmija, Hatmoni, nipat, mbesat, si dhe mbarë familja Baqaj nga Kosova, Zvicra, Gjermania e Franca.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat