Zenel (Abaz) Rragamaj

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Zenel (Abaz) Rragamaj

Më: 10 prill 2017 Në ora: 00:41
Zenel (Abaz) Rragamaj

4 vite pa Ty Nel, djali, nipi, vëllau jonë.

Pranvera erdhi, dielli është duke rrezuar.

Lulet  qelin kudo por Ty Nel nuk po të shohim , Ti nuk vjen më !

Ti ishe dielli që na  i ngrohë zemrat tona , e sot na ka mbetur vetëm të kujtojmë Ty Engjëlli jonë,

Kujtojmë buzëqeshjen tënde të ëmbël që kishe. Dëgjojmë zërin tënd kur na thërrisje Ejani këtu se dua të ju shoh.

Me shumë dashuri e me lot në sy na the lamtumirë. More frymë edhe një herë e i mbylle sytë Nel.

Është e vështirë ta kuptojmë edhe sot , që Ti Nel  nuk je në mesin tonë,por në zemrat tona do të mbetesh gjithmonë.

Na mungon shumë.

E përkujtojnë: Gjyshi Hasani, gjyshja Ruka, prindërit Abazi, Veneta, vëllau Genti, motra Aurora, Axha Agroni me bashkëshorten Mirjetën dhe vajzën Amandën, Hallat Teuta, Rifeti, Arbnorja, nipat  Arditi, Riarti, dhe mbesa Aida.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat