Xhem (Sadri) Fetahaj

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Xhem (Sadri) Fetahaj

Më: 15 prill 2017 Në ora: 00:08
Xhem (Sadri) Fetahaj

Dje më  14.04.2017 u bënë 18 vite nga rënia heroike e birit, bashkëshortit, vëllaut dhe Babait tonë të dashur

Kaluan shumë ditë dhe shumë  pranvera, dhe dje u mbushën 18 vite pa Ty.

Përpiqemi çdo ditë të gjejmë forcën dhe ta shpërndajmë tek më të dashurit tu .

Dhimbja për Ty është aq e madhe, saqë çdo ditë  pikon pak nga pak,  na duket sikur jetuam me Ty vetëm një çast , sa të mbledhim të gjitha kujtimet bashkë.

Mungesa jote i dashuri ynë vërehet në çdo hap të jetës, zemërgjerësia jote, fjalët e ëmbla,do të mbesin gjithçka në jetë.

Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar zbrazëtirën që ke lënë tek ne.

Ti ishe krenaria jonë sepse ne kishim një djalë,vëlla,bashkëshort dhe Baba të mrekullueshëm që nuk do ta harrojmë asnjëherë dhe do të jesh në mesin tonë gjithmonë.

E përkujtojnë: Nëna Ajmoni, bashkëshortja Sevdija me 3 vajzat si dhe vëllezërit dhe motrat nga Skivjani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat