Ajshe Muqaj - Latifaj

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Ajshe Muqaj - Latifaj

Më: 19 prill 2017 Në ora: 00:39
Ajshe Muqaj - Latifaj

Kur ditët rrokullisen kaq shpejt , dhe Ti ike e ne mbetëm përherë me zemër të thyer, por thesari ynë është krenaria që ne Ty të patëm.

Dhembja nuk ka fund, lotët nuk kanë fuqi, të shprehin mungesën tënde, andaj vdekja jote Nënë e dashur, ishte një plagë e rëndë që në zemër na goditi.

Thuhet se jeta vazhdon, por malli për Ty kurrë nuk pushon , urtësia dhe respekti që pate për ne na bën edhe më krenarë që të patëm.

Të vetmin ngushëllim e gjejmë kur vijmë tek varri yt i cili për ne është vend i shenjtë.

Të qoftë i lehtë  dheu i Kosovës që aq shumë e deshe.

Paq  dritë në jetën e amshuar.

Me dhimbje deri në amshim e përkujtojnë: Djali Shabani me bashkëshorten Cymën, nipat Tahiri, Bekimi, Mustafa dhe Gazmendi, nuset Jehona, Albana, Adelina dhe Shpresa.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat