Hedije Rexhahmetaj-Lokaj

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Hedije Rexhahmetaj-Lokaj

Më: 20 prill 2017 Në ora: 00:19
Hedije Rexhahmetaj-Lokaj

Të vështira ditët pa Ty , shumë e vështirë qenka jeta pa Ty, po mundohemi të gjejmë forcën dhe të përballemi me këtë humbje por kot.

Ti na vjen e freskët në çdo kujtim, në çdo orë e çast , na vjen me urtësinë e një dijetareje  me ngrohtësinë e një engjulli dhe me dashurinë e një gruaje.

Fjalët e tua na përcjellin hap pas hapi si këshillat më të mira, sepse e kishe këtë dhunti. 

Nuk gjejmë dot fjalë të përshkruajmë atë çfarë ishe dhe për atë çfarë kishe në shpirt.

Fisnikja jonë, burrënesha jonë, kryefjala e familjes sonë.

Pushofsh në parajsë se Zoti të deshti afër vetes, sepse ai i do të përkryerit.

Gjithmonë do të jesh në zemrat tona, në gëzimet dhe hidhërimet tona oj e madhja jonë Hedije.

Do të përkujtojmë gjithmonë me mallë: Bashkëshorti Hamza, vëllezërit , motrat, nipat, mbesat, kunetët, kunatat dhe mbarë familja Rexhahmetaj dhe Lokaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat