Ismail (Ali) Podrimqaku

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Ismail (Ali) Podrimqaku

Më: 25 prill 2017 Në ora: 00:47
Ismail (Ali) Podrimqaku

Qenka shumë e rëndë dhe e pamundur që të gjenden fjalët që të përkujtojmë Ty Babë.

Qenka e pamundur që të shkruhen fjalët që e përshkruajnë imazhin dhe virtytet tua.

Edhe në këto çaste të ditëlindjes tënde po hapet kaptinë e re, e mallit për Ty.

Babë bashkë me kohën dëshmove se ishe i pa zëvendësueshëm, mungesa dhe mos prania jote ndjehet në çdo pëllëmbë kur ka shkelur këmba jote.

Ndriqoftë shpirti yt mbi ne dhe uratat tua na e bëfshin jetën siq doje Ti.

Na mungon pa fund  madhështia e një BABAI siq ishe Ti.

Të  kujtojnë me mallë:Bashkëshortja Naimja,vajza Belkizja,djemtë Lami,Betimi,Burimi dhe Alia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat