Dile Nikaj-Berisha

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Dile Nikaj-Berisha

Më: 4 maj 2017 Në ora: 00:07
Dile Nikaj-Berisha

Nënë, Bashkëshorte, Vjehërr, Gjyshe, Kunat, Motër e dashur, u largove në kohen ma të mirë të jetës tënde. Se prite mbesën tënde „Letizien“ qw po nxitonte të thërriste Gjyshe e ti e deshte aq shumë e ti kishe dëshirën e zjarrtë të flisje me mbesën tënde. S’prite të martosh të gjithë djemtë e të mbushet shtëpia me nipa e mbesa kjo ishte edhe dëshira e jote shumë e zjarrtë, pra të mbeten shumë e shume gjëra, shumë premtime pa i përfunduar, prandaj nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar zbrazëtirën, që ke lënë tek ne e zbrazët duket shtëpia pa ty.

Nënë e dashur sa herë vinim nga puna ti na prisje krah hapur e buzëqeshur e gëzuar aq shumë sa ne nuk ditëshim a jem në punë apo në pushim. Ishe ajo që na bashkove të gjithëve së bashku, ishe edukatore e familjes. Pra ti sjellshme vetëm gëzime dhe lumturi, dhe i largojshe në mënyrë të përsosur çdo një hidhërim çdo gjë të keqe nga familja. Pra je shembull i bujarisë, fisnikërisë, mirësisë dhe dashurisë.

E tillë do të mbetesh përherë në kujtesën tonë dhe dot të mundohem të ndjekim rrugën tënde gjatë gjithë jetës. Mungesa jote do të jetë përherë plagë e pa shëruar në zemrat tona. Prandaj jemi krenar që të patëm dhe do të jesh gjithmonë e përjetshme dhe e pa harruar, jo vetëm për ne si familjar por për gjithë që të njohën. Ishe shenjtëreshë e gjallë, pra jemi të sigurt së e ke gjet derën e hapur në parajsë.

Image

Pushofsh në paqen e zotit.Të përkujtojnë me mall dhe dashuri të pashuar: Bashkëshorti Pali, djemtë Blertani, Floriani, Dardani, reja Valentina, vajza Blerta me bashkëshortin Kristen dhe Mbesa Letizia dhe mbar Familja Nikaj nga Zvicra, Neci e Gjakova.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat