Asllan Qazim Metë ALAJ

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Asllan Qazim Metë ALAJ

Më: 4 maj 2017 Në ora: 12:11
Asllan Qazim Metë ALAJ

Se koha shëron plagët është nuk është e vërtetë. Të jetojmë pa Ty, pa frymën, pa dashurinë dhe pa kujdesin tënd, qenka plagë e rëndë, plagë e padukshme. Plagë në Zemër, shpirt, vullnet dhe ndjenjë. Një plagë e cila s’të bënë të gëzohesh as mërzitesh lehtë. Plagë e cila sa vjen e shtohet, sa vjen e rritet, sa vjen e bëhet më e rëndë.

Nënëlokja, e cila na zbuste dhembjen me prezencën e saj, në këtë përvjetorë tëndin të dymbëdhdjetë, Babai jonë i dashur, nuk është më. Gjyshja jonë, e cila me kurajon e saj të gjithe ne na bënte më të lehtë kujtimin për Ty. Nënëlokja tashmë është pranë shpirit tënd. Bashkë, me djalin e saj, fryma e të cilit nuk e gëzoi për 11 vjet të jetës së saj. Ajo të kujtoj çdo moment për 11 rresht. U lartësuar kur vendosi të të bashkohet.

Këtë mungesë tënde të madhe, Nënëlokja, me besimin, forcën dhe qëndrimin e saj të një heroine, na lehtësonte këtë ditë, na lehtësonte kujtimin për Ty, na lehtësonte mërzinë dhe na japte kurajo, frymëzim dhe besim për të të kthyer në motiv të jetës, të punës dhe të respektit.

Trashëgimtarët dhe pasardhësit e shumtë të cilët të ngjajnë aq shumë me dashurinë, zemërbutësinë, urtësinë, ndershmërinë dhe frymën tënde nëpër të cilën po rriten dhe po formojnë jetën e tyre, të të të kujtojnë përjetësisht, me punë, nder dhe krenari shembullore.

Kujtimi për Ty është vlera dhe kuptimi më i çmuar i jetës tonë, me të cilën rritemi, jetojmë dhe e ruajmë thellë në zemrat dhe mendjet tona!

Të kujtojnë, përjetësisht:Vëllezërit Afrimi, Bashkimi, Feimi, Alia, motra Raza, bashkëshortja Hanifja, djemtë Florimi dhe Rrustemi, vajzat Flora, Flaureta dhe Hyria, rejat Besa dhe Ardiana, nipat dhe mbesat Asllani, Kanuni, Fiona, Saranda, Ariana, Lea dhe Ora, Rrezarta sidhe mbarë familja ALAJ dhe farefisi i gjerë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat