Ajshe (Kelmendi) Gjevukaj

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Ajshe (Kelmendi) Gjevukaj

Më: 9 maj 2017 Në ora: 00:44
Ajshe (Kelmendi) Gjevukaj

Këtë vit Pranvera erdhi më e hidhur se kurrë më parë.

Me ikjen tënde nga kjo botë , ne humbëm personin më të çmuar dhe gjysmën e zemrës.

Nuk ka ditë që nuk të mendojmë, dhe vazhdojmë të jetojmë duke menduar që je afër nesh.

Thuhet se jeta vazhdon , por malli për Ty kurrë nuk pushon , ti do të jetosh gjithmonë në kujtimet e mrekullueshme që na ke lënë, në gëzimin që ke ditur të na dhurosh , në buzëqeshjen dhe lotët e atyre që të kujtojnë!

Do të kujtojmë gjithmonë si një bashkëshorte të dashur , Nënë të fortë dhe shtyllë të shtëpisë .

Je dhe do të mbetesh motivi jonë !

Të përkujtojnë: Bashkëshorti Rama, djemtë Albini me bashkëshorten Vegimen dhe djalin Kaonin, Arlindi me bashkëshorten Lulen dhe djalin Armisin, Astriti me bashkëshorten Norën nga Rugova, Peja dhe  Amerika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat