Behxhet Vidishiqi

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Behxhet Vidishiqi

Më: 16 maj 2017 Në ora: 15:38
Behxhet Vidishiqi

Sot, më 16 maj, u bënë 18 vjet pa bashkëshortin tim të dashur.

Vështirë të mendosh, por edhe më vështir qenka të shkruash për ty, bashkëshort.

Sa e rënd është jeta, sa i hidhur është maji për mua. Ajo ditë e zezë kur mua mu lëndua zemra e shpirti për Ty, por fjalët nuk po kanë forcë ta shprehim dhimbjen që kam për ty. Ti ishe shtylla më e fortë që më mbajte, të ndihemi krenarë, që të patëm!

Të përkujton përjetësisht bashkëshortja Fahrije Vidishiqi

Sot, më 16 maj, u bënë 18 vjet pa ty babai im

...Babi............. Të gjithë thonë, ke ikur,

por s'është e vërtetë.

Sepse brenda meje,

ti jeton përjetë.

Lamtumirën tënde

dot nuk e shqiptoj

Baballaret jetojnë në zemra

Dhe unë këtë e besoj..

S'je këtu dhe kurrë me s'do jesh

me dhemb ikja jote një copë zemre më heq

mungesa jote ndjehet çdo ditë

tani që s'të kom më dhemb ky shpirt..

Ti ishe një Baba i mrekullueshëm që me fjalë se shpreh dot ..! I lutem Zotit që të jem me ty edhe në tjetrën Bot

Nuk të harron kurrë vajza jote e vetme Getoara që e deshe aq shumë

Sot, më 16 maj, u bënë 18 vjet pa ty baba

Kaluan 17 vjet pa ty Baba, por kujtesa dhe malli për Ty do mbesin përjetë. Kaluan vitet, dhembja dhe kujtimi për ju Baba ende janë të ngrohta në zemrat tona. Edhe

pse kaluan kaq shumë vjet, ende ju kujtojmë me mall dhe kujtimi për ju do mbetet përherë në zemrat dhe në mendjet tona.

Me shumë mall të përkujtojnë djemtë: Shkumbini, Emiri me gruan Lenditen nipin tënd të parë Alberoni, mbesa Enea, djali Enisi me bashkëshorten Dafinën dhe mbesat Jara e Nina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat