Sanije (Osdautaj) Zukaj

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Sanije (Osdautaj) Zukaj

Më: 27 maj 2017 Në ora: 01:33
Sanije (Osdautaj) Zukaj

Më  28.05.2017 bëhen 3 vite pa më të dashurën tonë

Engjulli ynë i shtrenjtë,sot 3 vite ike papritur nga kjo botë, e neve na duket se ike dje.

3 vite me dhembje e mallë,që djegë e përvëon zemrat tona çdo ditë.

Duke përkujtuar këtë ditë mundohemi të gjejmë prehje në kujtime e çaste që i përjetuam me Ty.

Ishim aq të lidhur me Ty saqë kurr nuk do ta paramendonim se do të ndahemi kaq herët.

Mungesa jote do të jetë përherë plagë e pashëruar.Jemi krenarë që të patëm  dhe do të jesh gjithmonë e përjetshme , e paharruar , jo vetëm për ne  si Nënë,por edhe për të gjithë që të njohën.Siq ke qenë zemërgjerë ashtu do të kujtojmë sa të jetë jeta.

Të mbajmë në  zemër përherë : Bashkëshorti Ahmeti,fëmijët Dema,Durimi,Butja dhe Blerta.

Ah , Bija Ime !

Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë.

Ti ike , por krenaria dhe fjalët e tua të ëmbla gjithmonë do të jetojnë dhe do të kujtohen me mall ashtu siq të pata të dashur e të bekuar nga Zoti.

Të përkujtojnë me mallë : Nëna Nurija.

Ah Motër !

S'kemi duar të shkruamë,s'kemi ditë pa lot.

Ne jemi duke u munduar të jemi të fortë,ashtu siq të patëm Ty, por dhimbja për Ty nuk shërohet kurrë.Mungesa jote në jetët tona është e madhe dhe e pazëvendësueshme.Është ky muaji i majit që të morri Ty nga ne , por asnjëherë nuk do të shuhen fjalët dhe këshillat tua.E përjetshme do të jesh në zemrat tona.

Me dhembje të përkujtojnë : Vëllezërit  Selmoni, Kameri, Osmoni, Gazmendi, Motrat Fetija dhe Lumnija, kunatat Shkurta, Halimja,Vleria, Miranda, dhëndurët Hamdija, Dritoni, Nipat Armendi, Ardiani, Arbeni, Bleriani, Blerndi, Ilani, Yllnori dhe Genti,mbesat Adelina, Elinda, Arlinda, Melisa, Lendita, Kaltrina, Krenarja, YLkka dhe Elza si dhe mbarë familja e gjerë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat