Smail B.Haxhaj

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Smail B.Haxhaj

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 02:37
Smail B.Haxhaj

Në këtë ditë të kobshme, Ti u ndave nga ne vetëm fizikisht, Babai ynë i dashur, por çdo vit që kalon kujtimet, respekti dhe dashuria për Ty vetëm sa shtohen më shumë e më shumë. Ne fëmijët , nipërit e mbesat e tu, gjithë vëllazëria Haxhaj, të kujtojmë e Ty të kemi para syve, sikur të ishe ndarë nga  ne dje. Ti jeton dhe do të jetosh përherë në zemrat, në mendjet dhe në shpirtin tonë.

I dashuri prind, si person ishe tepër i veçantë si rrallëkush. Njeri me moral, i brumosur me virtyte të larta njerëzore, të fituara në fëmijërinë e hershme në Hptin e Kujit mbi Plavë. Ishte e mjaftueshme që një herë të takoheshe me ndonjë person dhe i bëje njerëzit të të mos harrojnë kurrë.

Me respekt e dashuri të kujtojnë: Djali Haxhiu, reja Sadetja, nipi Elbasani, mbesa Gentiana, si dhe mbarë farefisi nga New York-u dhe Arbneshi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat