Servete Xhemaj Morina

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Servete Xhemaj Morina

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 00:40
Servete Xhemaj Morina

Nënë,

Po e shkruaj me shumë ndjenjë, por nuk kam fjalë ashtu siç e meriton ti nënë.

U rritem nën këshillat e tua, sot me mungesën tënde e kemi vërejtur se ato që na mësove i përkasin vitalizmit të jetës e ato momentalet jetën e bëjnë të vyshkur.

E din sa na kushton mungesa jote?

Na mungon ledhatimi i kokës kur zgjohemi nga gjumi, të cilin të themi ishte i artë dhe më i ëmbël se mjalti, e nënvlerësuam ledhatimin tënd nënë.

Mendonim se çdo gjë do e bënim për TY, ashtu si dhe ti për ne. Më vjen turp të e them, por të kemi gënjyer nënë. Kur lejuam të ikje nga ne. Nëse do të ndanim përgjysmë çdo gjë me ty, atëherë pse nuk e ruajtëm besnikërinë dhe të e ndanim së bashku dhe varrin! ?

Nënë, kur thoje se jeta është e padrejtë nuk e kuptoja, derisa pash se ajo nga duart të merr çdo gjë dhe të lë shenjat.

Nënë, të themi sa të duam nuk na dëgjon, po na ka mbet kujtimi për TY që do të kujtojmë gjithmonë.

Për ne TI je e pavdekshme e me mall gjithë të kujtojmë, Nënë ditë për ditë më shumë na mungon.

Të përkujtojnë me shumë mall: Bashkëshorti Ferati me djemtë: Dardani, Hasani, Shkodrani dhe Ardiani

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat