Daut Idriz Dautaj

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Daut Idriz Dautaj

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 00:19
Daut Idriz Dautaj

Baba sot isha tek Ti, të fola  aq shumë, më erdhi loti në sy, e u ula pranë teje, dheun ta morra në dore ,ju drejtova Zotit me dhimbje pse Babën ma ke marrë? 

Të fola aq shumë, se zemra filloj të vajtoj pse s'munda sot të të përqafoj !!! 

Baba pse s'më fole, pse lotin s'ma fshive ,pse si dikur kur ishe me mua nuk ndaleje së biseduari me mua!!! Baba sot të pyeta pse ike prej kësaj bote ,loti më pikoi në duar nga koka jote. 

Po na mungon shumë Baba ,e për Ty kemi shumë mallë kanë kaluar shumë vite e malli na ka marrë !!! 

Po na mungon edhe buzëqeshja jote, ëmbëlsia jote që na ke falë dikur..lumturinë më të madhe të kësaj bote. 

Me mallë deri në përjetësi e përkujtojnë: Bashkëshortja Zejnepi, vajzat Besimja me bashkëshortin Shpetimin dhe djemtë Qendrimin dhe Armendin, Luljeta me bashkëshortin Vehatin dhe fëmijët Djellzën dhe Ndriqimin, djemtë Mala me bashkëshorten Ajetën dhe djemtë Dautin dhe Benin si dhe nusja Leoreta, Muhameti me bashkëshorten Shqipën dhe fëmijët Arjanin Albinin dhe Albinën si dhe mbarë Familja Dautaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat