Have (Aliçkaj) Qorraj

Perkujtime

E enjte, 18 prill 2024

Have (Aliçkaj) Qorraj

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 02:38
Have (Aliçkaj) Qorraj

Sot më 28.06.2017 u benë një vit pa ty.

Sot një vit më parë mora lajmin më të trishtuar të jetës time, lajmin të cilin nuk munda ta besoja se ishte i vërtete. Me dhemb shumë fakti që dita e fundit e pushimit tim që e kaluam se bashku  me ty, ishte edhe dita e fundit e jetës tende. Ishte edhe përqafimi ynë i fundit.

Më mungon shumë zëri yt, prania jote, kujdesi yt ndaj meje dhe këshillat e shumta që ti na i bëje mua dhe djemve të tu. E më se shumti më mungon prania jote në ditët e kaluara në Kosovë që isha mësuar të i kalonim se bashku. Në shtëpinë tonë më se shumti vërehet mungesa jote. Edhe pse me nuk mund te shohim, nuk je më me ne, ti do të mbesësh gjithmonë në zemrat tona. Do të jesh gjithmonë e pa harruar dhe do të jesh gjithmonë me ne deri në kur do të shihemi prapë.

E përkujton më shumë mall: Gresa.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat