Have (Aliçkaj) Qorraj

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Have (Aliçkaj) Qorraj

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 02:42
Have (Aliçkaj) Qorraj

Sot motër e dashur u bë një vit që kur vdekja e pa pritur të ndau nga ne, nga fëmijët dhe më të dashurit tu.

Lotë më nuk ka, ata u shtjerrën, mbeti dhimbja e madhe në shpirtrat dhe zemrat tona.

Jetojmë në pritje dhe shpresën se ti nuk ke ikur nga kjo jetë, por një ditë do të kthehesh në mesin tonë, sepse jeta nuk paska kuptim pa ty, pa fjalët tua, buzëqeshjen tënde dhe dashurinë tënde që ti pate për të gjithë ne.

Por jeta është e tillë, të ndau nga të gjitha ëndrrat që ti pate.

Vdekja jote ishte shumë e hidhur, dhe shumë e rëndë për ne, saqë nuk po mund të pajtohemi ende me shkuarjen tënde. Por ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona. Ne jemi vetëm fizikisht të ndarë, jetojmë me plagë, pikëllim dhe dhimbje të madhe për ty, derisa të takohemi përsëri në botën tjetër.

Të pikëlluar për ty dhe e paharruar gjatë gjithë jetës je për: Vëllaun Met Aliçkaj, me bashkëshorten Yllken, dhe fëmijët Leartin dhe Linorin, motrat Gjejroni, Sosja, Tusha, Luljeta dhe Gjyla me familje, si dhe mbarë farefisi Aliçkaj nga Lybeniqi. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat