Arbër Rexhepi

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Arbër Rexhepi

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 00:22
Arbër Rexhepi

Data 9 shtator,  do të jetë data më e mallkuar ne jetën tonë, ku na ndaloi në gjysmë buzëqeshjen tënde. 22 muaj pa Ty ARBËR. Arrijmë t’i ngrohim zemrat tona me kujtimin për Ty i shtrenjti ynë Bir, Vëlla, duke kujtuar dashurinë e madhe që na le ne zemrat tona. Nuk  është e lehtë të marrim lapsin e të shkruajmë  se sa mallë dhe dhimbje kemi për Ty . Çdo fjalë që shkruajmë është e paktë që të përshkruajmë zbrazëtinë  dhe mallin për Ty. 

Kaluan plot 22 muaj që na humbi lumturia që kishim me Ty. Lotët nuk kanë të ndalur, por gjithmonë do të krenohemi  që patëm një djalë dhe vëlla fisnik dhe bujar. Puna, vepra dhe fjalët tua do të mbesin gjithmonë udhërrëfim për ne. Të përkujtosh një engjëll si Ti është pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë, është mendimi më i natyrshëm dhe më spontan për njerëzit që të duan edhe përtej dhimbjes edhe përtej kësaj jete. Ike pa lamtumirë ashtu sikur zogjtë shtegtarë që lëshojnë foletë e tyre ashtu ike Ti.  

Data  09.09.2015  do të mbetet dita më e hidhur e jetës për të gjithë ata që njohën bukurinë dhe madhështinë e shpirtit tënd. Sa shumë na mungon ajo buzëqeshja jote e ëmbël dhe plot jetë, ai shikimi yt i bukur që reflektonte pozitivitet, ajo gjallëri e jotja që vetëm Ti munde të na dhurosh neve. Ti jeton përjetësisht në zemrat tona.

E përkujton me mallë: Babi Neziri, Nani Mirveti, Motrat Albulena, Albina dhe Agnesa, Vëllau Albini, Nipi Froni  dhe mbarë Familja Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat