Lufton (Shefqet) Bobi

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Lufton (Shefqet) Bobi

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 00:24
Lufton (Shefqet) Bobi

Sot u bënë 6 vite pa Ty biri jonë, Vëllau jonë, i dashuri jonë, po shkruajmë përsëri me këtë laps që  na është bërë dëshmitar i plagës dhe i lotëve tonë.

Mbi këtë fletë që na është bërë si detë, që po thellohet çdo ditë e më shumë nga malli dhe lotët për Ty. Shkruajmë aq fortë sa që as lapsi as letra nuk përballon dhimbjen që kemi për Ty, por sot është 10 korriku  i egër,  të cilin s'do ta harrojmë kurrë se gjysma jonë mbeti këtu e gjysma tjetër erdhi me Ty në parajsë.

Të falënderojmë që na le kujtime të ngrohta, por nuk të falënderojmë që na le kur ngrohtësia jote na duhet e gjallë. Thonë që koha ti shëron plagët, koha nuk shëron plagët por ajo të mëson si të jetohet me to... 

Me plot mallë dhe dhembje të përkujton: Babai Shefqeti, Nëna Ajshja, Gjyshja Nusha, Vëllau Ylberi , Motrat Rrezarta, Dritarta, Djellza, si dhe mbarë Familja Bobi nga Lybeniqi i Pejës dhe nga Danimarka.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat