Zelfije Krasniqi - Gashi

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Zelfije Krasniqi - Gashi

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 08:44
Zelfije Krasniqi - Gashi

U bënë 2 muaj që kur vdekja të ndau nga ne, nga fëmijët dhe më të dashurit tu.

Jetojmë në pritje dhe shpresën se Ti nuk ke ikur nga kjo jetë, por një ditë do të kthehesh në mesin tonë, sepse jeta nuk paska kuptim pa Ty, pa fjalët tua, buzëqeshjen tënde dhe dashurinë tënde që ti pate për të gjithë ne. Vdekja jote ishte shumë e hidhur, dhe shumë e rëndë për ne, saqë nuk po mund të pajtohemi ende me shkuarjen tënde. Por Ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona. Ne jemi vetëm fizikisht të ndarë, jetojmë me plagë, pikëllim dhe dhimbje të madhe për Ty, derisa të takohemi përsëri në botën tjetë.

S'ka fjalë, s'ka ngushëllim, s'ka lot që mund ta shuaj dhembjen që kemi për Ty. Mungesa jote është zbrazësi që nuk plotësohet kurrë. Ti ike, por krenaria dhe fjalët tua gjithmonë do t'i kujtojmë me mallë.

Me mallë e dashuri e kujtojnë: Bashkëshorti Fazlija, djemtë Alberti me nusen Pakizën, Besniku, Artani, vajzat Nevryzja, Shqipëria, Liria, Dashuria dhe Shkurta me familjet e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat