Hilmi Hyseni

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Hilmi Hyseni

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 00:01
(Veteran i Arsimit)

Ishe Ideal, humanist e mbi të gjitha  mësues i dalluar, andaj edhe ishe  shembull aty ku punove.   
Këto na e lehtësojne dhembjen që e kemi për Ty.

E përkujton Djali Blerimi me bashkëshorten Hajishen dhe fëmijët.        

Vështirë qenka të besojmë se më nuk do  të shohim kurrë, o babai im i dashur. 
Por dhembjen na e lehtësojnë fjalët e  shokëve, miqve, dhe të gjithë atyre që flasin vetëm për veprat dhe vyrtytet tua të larta.

E përkujton Djali Bekimi me bashkëshorten Hyrijen dhe fëmijët.

Sa më shumë që po ikin ditët, aq më e  madhe po bëhet dhembja.
Ishe i urtë, bujar dhe i qetë në çdo situatë, ashtu edhe  ndërrove jetë.

E përkujton Djali Gjelbrimi me bashkëshorten Hylmijen dhe fëmijët.

Sa mallë, sa dhembje, sa vuajtje.
Sa e rënde qenka jeta, kur e humbë babanë, por më e rënde qenka kur mund të jetosh pa të.

E përkujton  Vajza Vjollca me bashkëshortin Nuredinin dhe fëmijët.

Të rrallë janë njerëzit si Ti, i urtë, punëtor, bujar e zemërbardhë.
Këto ditë të bukura vere për ne janë të ftofta dhe të errëta pa Ty, e ne mburremi me krenarinë tënde.

E përkujton Djali Shkodrani me bashkëshorten Vjosën dhe Nolin e vogël. 

Askush tani nuk më thërret me ato thirrjet e tua përkëdhelëse.
Ti më  thirrje e une vija me padurim që të çmallesha me Ty, e tash...

E përkujton me mallë  Djali Vigani me bashkëshorten Meritën dhe fëmijët.

Mërzinë për Ty nuk e shuajnë as lotët, por nuk e shuan as dielli.
Mburrem me Ty që të pata Baba. Por si të pajtohem tani që të humba.

E përkujton Vajza Zana me bashkëshortin Urimin dhe fëmijët.

Nuk e di  a do të pajtohemi ndonjëherë që të humbëm përgjithmonë, por të jetosh në zemrat e atyre që i ke lëne pas do të thotë të mos vdesësh kurrë.

E PËRKUJTON: BASHKËSHORTJA RESHADIJA ME FAMILJE NGA PRIZRENI.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat