Xufë ( Mahmudemaj) Lataj

Perkujtime

E martë, 16 prill 2024

Xufë ( Mahmudemaj) Lataj

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 00:17
Xufë ( Mahmudemaj) Lataj

Sot një vit , sa u helmua shpirti im!

Kur Ty Nënë të shoqërova për në varrim !

Ishte hera e fundit që ne u pamë .. ishte ajo ditë shtatori që nga njëra tjetra  u ndamë..

Tashmë çdo gjë u shkatërrua , s'më ka mbetur asgjë tjetër vetëm lotë , vaj e ofshamë . Jeta vazhdon por jo si më parë , jeta vazhdon por me zemër të vrarë.

Sa lot jam duke derdhur Nënë për Ty , jetoj e plagosur dhe me lotë në sy.

Tani je në krahët e Zotit dhe në zemër të parajsës .Tani më sheh nga larg dhe mundohesh në ëndërr të më flasësh.. Ti nuk ke vdekur , Ti jeton në zemrën time ..

Dhe kurrë s'do të  thotë dikush që unë të harroj .. Je çdo ditë pranë meje , çdo ditë vi te varri yt e i Babës , vij aty të ju takoj , qaj e vajtoj , ju pyes që të dyve , pse të vetme më latë?

Vij e bisedoj por përgjigje nuk marr dot .. Vij e qaj se me veten flas kot.

Të përkujtoj me lotë në sy deri në frymën e fundit. 

Vajza: Sevdija ( Moni)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat