Arbër Rexhepi

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Arbër Rexhepi

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 00:42
Arbër Rexhepi

Dy vite pa më të dashurin tonë

Sot 2 vite pa Ty , sot 2 vite pa më të dashurin tonë , 2 vite pa më të ëmblin tonë, 2 vite me mallin që shtohet çdo ditë e më tepër për  Ty..

Po të ishe Ti sot gjithqka do të ishte më ndryshe, nuk do ta prisnim këtë datë të shkruajmë përkujtime për Ty por do të ishe në mesin tonë, do të ishim të gjithë së bashku të lumtur e me fytyra të buzëqeshura si dikur , por fati jonë ishte kështu, gjë të cilën nuk mund ta ndryshojmë. Do të jetojmë gjithmonë me mallin për Ty deri sa të vijmë  tek Ti dhe ta kalojmë pjesën e mbetur qe na u la përgjysmë. Ti edhe pse shkove na le shumë e shumë kujtime për Ty, ne gjithmonë do të kujtojmë me fytyrë të buzëqeshur, ashtu edhe siq ke qenë, me veprat e tua që i ke bërë të gjithe të të duan, me fytyrën engjëllore, me shpirtin e pastërt që gjithmone u ke ndihmuar të gjithë atyre që kanë pasur nevojë. Ti edhe pse shkove le mbrapa nje familje shumë të madhe ashtu si mungesa jote qe ndihet, falë Zotit le mbrapa vëllaun i cili zemrën e prindërve, motrave, axhallarëve e të gjithëve mundohet ta mbushë me dashuri, me boshllëkun që po ndihet tek secili njeri i familjes per Ty. E vetmja gjë që mund ta bëjmë është që gjithmonë të të kujtojmë, të mbajmë në zemër me fytyrën tënde të buzëqeshur dhe të jetojmë me kujtimet që kemi për Ty, të qeshurat e tua, batutat e tua e gjithqka  për Ty.?Ne të kujtojmë si Arbër shpirtdashës, të buzëqeshur, human dhe plotë  jetë  ashtu siq ke qene.

Pergjithmonë  në  mendjen e në zemrën tonë, engjulli yne Arbër!                                     

Të  kujtojmë me mallë Babi Neziri, Nani Mirveti, motrat Albulena, Albina, Agnesa, vellau Albini, nipi Froni dhe e tërë Familja Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat