Tri vite sa tre shekuj pa Ty më i dashuri ynë
Ndjenjat tona për Ty baba, bashkëshort dhe gjysh kurrë i paharruar nuk mund të shkruhen. Ato ndjehen. Ndjenjat tona pa Ty janë të burgosura thëllë në shpirt e në zemer. Vdekja jote e hershme na hapi plagë që nuk shërohen kurrë.
Dashuria veq sapo lindë dhe po rritet qdo ditë e më shumë. Dashuria dhe malli që kemi edhe pas tri vitësh për Ty baba i dashur nuk shterohen , ato do të mbeten te përhershme në mendjet dhe në zemrat tona të venitura deri sa të jemi gjallë.
Sytë sot në përvejtorin e vdekjës tënde i kemi drejtuar lartë nga qielli, atje lartë prej nga na shikon Engjelli jonë.
Ti je Babi ai qe na jep guxim , na jep forcë dhe kurajo që të mposhtim dhembjen dhe mallin qe kemi për Ty.Ti je mbeshtetja e madhe e jetës sonë . Po na mungon buzëqeshja dhe po na mungojnë fjalët Tua të ëmbla të cilat gjithmonë do të jenë udhërrefyese e jetës sonë .
Ishe dhe ke mbetur krenaria e familjës sonë.
Nuk të harrojmë kurrë.
Me mall të kujtojnë: Bashkëshortja Hasimja, djemtë Miloti e Kastrioti, vajzat Mirlinda e Florentina dhe mbarë Familja Mulliqi.