Beqir Shala

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Beqir Shala

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 00:18
Beqir Shala

Kaluan 40 ditë pa Ty, Papi i dashur. Thonë se koha shëron plagët, por neve veq sa na shtohet malli më tepër.

Mungesa jote qenka e papërshkruar, i dashur Papi. Si të mësohemi të jetojmë pa Ty? Mall ndiejmë, shumë mall për zërin tënd, për ngrohtësinë tënde...për prezencën tënde! Ti ishe dhe do jesh më i shtrenjti për ne, ishe shtylla jonë. Me këshillat tua dhe dashurinë tënde na përgatite drejt rrugës së jetës, por nuk e kemi ditur që kjo rrugë do të jetë kaq e vështirë pa Ty!

Ke ditur të nderosh, respektosh, të ndihmosh dhe t‘i mësosh edhe të tjerët. Veprat tua dhe mirësia jote kurrë nuk dot harrohen.

Papi, lotët tonë nuk do të shterren edhe pse e dijmë se ti vajin nuk e ke dashtë. Qenka shumë vështirë të themi: Papi ka vdek. Është ende e pabesueshme. Nuk gjejmë fjalë t’a përshkruajmë dhembjen tonë - na mungon shumë, udhëheqësi jonë. Ishim krenarë që të patëm.

Të kujtojnë me shumë mall: Bashkëshortja Rukija, Vajzat Dijana, Violeta dhe Burbuqja, Djali Ardiani me nusen Afërditen, Djali Agroni Mbesa Marigona dhe nipi Ganiu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat