Shkëlqim (Alush) Dervishaj

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Shkëlqim (Alush) Dervishaj

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 00:36
Shkëlqim (Alush) Dervishaj

Sot u bënë 3 vite Biri im, plot  vuajtje, mall e lot.

 Biri im, thonë se koha  i shëron plagët  por dhimbja për Ty sa vjen e shtohet çdo ditë , si atë ditë që të morri vdekja, si sot pas 3 vitesh.

Dhimbja dhe pikëllimi për Ty Biri im i dashur Shkëlqim nuk po kalojka kurrë.

S'ka lot as vaj që e shuan mallin për Ty.Secila ditë është më e rëndë se tjetra. Më ka marrë malli për Ty Biri i nënës. Ta shoh fytyrën tënde engjëllore.

Buzëqeshja, butësia, dashuria, respekti që e kishe për prindërit, për familjen tënde, nuk vdesin kurrë. Pse o Shkëlqim ike në moshën e rinisë, kur Nëna jote kishte më së shumti nevojë për Ty.

Dashuria e nënës për Ty  zgjat për jetë, e jo si zjarri në dimër që shuhet  shumë shpejtë. Ike shumë herët për ta zbukuruar parajsën.

Por trupi yt pushon i qetë por zemra e Nënës të përkujton përjetë.

Me dashuri, krenari dhe me lot të përkujton Nëna Gjylshahi, vëllezërit Astriti e Anisi, motrat Elizabeta, Arjeta, Albina, Lendita, Labinota, Kunata Shkëndija me fëmijët Amela e djali Shkëlqimi që e trashëgon emrin e Xhaxhait.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat