Arbër (Ramiz) Dina

Perkujtime

E enjte, 18 prill 2024

Arbër (Ramiz) Dina

Më: 6 janar 2018 Në ora: 00:12
Arbër (Ramiz) Dina

Dhimbja flet, plagë që nuk shërohet kurrë. . . kaluan ditë, ditë të cilat po shndërrohen në vite e vite, e largimi Juaj nga kjo botë i dashuri Arbër është boshllëku më i madhë që ne ndjejmë.

Mungesa jote o shpirti ynë, frymëmarrja dhe jeta jonë nuk plotësohet me asgjë. . .

Nisemi për t’u takuar dhe vazhduar prej aty ku mbetem, por në fund të rrugëtimit diçka e dhimbshme thërret dhe na zgjonë nga kjo ëndërr, asaj pak hije buzëqeshje dhe mashtrimi të vetvetes i rikthehet mërzia përsëri, aty gjejmë gjthëçka tënden por jo edhe TY.

Zemra copëtohet, shpirti dërrmohet, dhe gjithëçka brenda nesh shkatërrohet.

Duke u munduar që të të ruajmë TY,që t'mos vuash ti,bashkojmë ato pak forca për të përballuar dhimbjen që do e kem deri në përjetësi. S'ka fjalë që mund të përshkruaj mallin dhe dhimbjen pë TY, na ike në kohën që të gjithë kishim nevojë për ëmbëlsinë dhe dashurinë tënde të pa kusht, për mirësjelljen dhe respektin, butësinë dhe sinqeritetin.
Ndoshta kujdesin që e meritoje nuk ditem që t’a dhuronim, andaj lutem që ai mos të mungojë asnjëherë, që Zoti të kujdeset edhe më shumë për TY, sepse Ai të mori afër nën mëshirën e Tij.

Lutemi pafundësishtë që jeta jote e përtejme të jetë në bukurit e xhenetit, aty ku çdo gjë që ti dëshiron do të kesh, shpresojmë se ne do të kemi TY dhe TI do të na kesh ne. Ti ishe dhe do të mbetesh përherë engjulli ynë, shpresa dhe dëshira jonë e vetme!
 
Të përkujtojmë çdo herë me shumë mall dhe dashuri : Babai Ramizi, Nëna Resmija, Bashkëshortja Besarta, Motra Arbresha , Vëllau Isufi me nusen Agnesën, mbesa e vogël Arisa dhe mbarë familja DINA.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat