Dr. Nue Gegaj

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Dr. Nue Gegaj

Më: 6 janar 2018 Në ora: 00:19
Dr. Nue Gegaj

Më  7  Janar  bëhen 9  vite  pa  Babanë, Vëllaun, Bashkëshortin  dhe Kunatin tonë  të  dashur

Baba ..  Edhe pas  9  viteve  jemi  ne  prapë, fëmijët  e  tu  të  dashur që  po  të  kerkojnë me mallë. 

Me mallë të zemrave  e të shpirtit  të shkrumbuar , me mallë te  jetimit  që  zemra  e  tij   Baba   kërkuaka.

Mallë  që  çdo ditë   përvëloi  zemrat  e përloti sytë  tanë,pikërisht ai mallë që  kërkojme  të të rikthej Ty  o Baba. Më lejo  të  kthehem në kohë   e të  mos  ndryshoj  asgjë , por vetëm që  të  jetoj  edhe një herë çdo  moment  tonin  bashkë.Më lejo ta shuajmë këtë  mallë  të zjarrtë për  Ty e  zemra të na pushoj, o Baba i dashur si na le vetëm  me  nënën në  këtë botë.Babë  me te vertet si nuk tu  dhimbëm  ne?

Çka i bëmë botës  që  gezimin tonë  nuk  të lanë  me  pa? Ndoshta  mirësija jote  e tepërt   në  këtë botë
të padrejtë , na la neve  pa Ty në  këtë jetë.

Ende sot  nuk pajtohem me këtë fakt  që  Ti je larguar prej nesh shumë larg, së bashku me  gjysmat e zemrave tona që  i more  , babë  përnime  ti s'pyete   po veq i vodhe.  Ne prapë mëri  s'të  mbajmë e të presim  kur  po hyjmë  nga  jashtë  me qantë  në dorë  të  djadhtë e mantel  të  bardhë , i lumtur, buzëqeshur  e plotë
jetë   të  hapesh  këtë derë e vuajtjet  tona  t'i  shuash përnjëherë .

Mirëpo  sot  kthehem  kah  realiteti  e  me  sy   nga  qielli  prap e  themë   me zë të lartë   që Babai  im  i dashur  iu  shtua  qiellit  si  engjull  lartë. Pusho në  paqe  engjulli  im!

Me mallë  e lot në  sy  të perkujtojnë : Bashkëskortja  Martja, fëmijët  Arta, Kristina, Anita,  Arbri  dhe Ariani, vëllezërit
Pjetri dhe  Nika , motra  Pashkja , kunatat  Prena  e Antoneta si dhe  mbarë  familja Gegaj  nga  Shpenadija  dhe  Zvicra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat