Blerim (Ramok) Gjevukaj

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Blerim (Ramok) Gjevukaj

Më: 21 janar 2018 Në ora: 00:05
Blerim Gjevukaj

Është përsëri kjo kohë e zymtë e vitit, përsëri Dita kur koha ndalon dhe ngrin rreth nji momenti. Të gjithë thonë se do të behet me lehte, se koha te ndihmon. Gjithçka që dimë është se zemrat tona ndijne dhembje si dy vite më parë. Ndonëse sot është dita kur ti ike përgjithmonë, ne të kujtojmë tërë kohen. As një ditë nuk kalon pa të pas në mendimet tona. Dhimbja nuk shprehet as me fjalë as me lot, ajo qëndron thellë në brendësinë e shpirtit tonë. Vdekja të mori aq herët, ajo na ndau nga më i miri, më i bukuri dhe me i riu i jonë, duke na hapur një plagë të madhe në zemrat tona, që koha nuk e shëron dot. Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, ndërsa kujtimi dhe malli do të jenë pjesë e jetës sonë.

Do të jesh gjithmonë në mendjen dhe zemrat tona.

Të përkujtojmë me shumë mallë, Babai Ramoku, Nëna Kumrija, Vëllezërit Esati, Ersani,Visari, Burimi, Motrat Makfirja dhe Arta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat