Iljaz Hajdari

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Iljaz Hajdari

Më: 21 janar 2018 Në ora: 00:21
Iljaz Hajdari

E di që nuk na flet, rri vetëm qetë, ne vetëm duam të shpalosim kujtime, mbetëm pa ty qe 3 vite, ah q’më qanë n’brendi kjo zemra ime. Sot po bëhen 3 vite nga ndarja jote fizike nga ne, e asnjë moment e ditë nga zemrat tona Bab i dashur. Koha kalon e mungesa jote në shpirtat tanë rritet e rritet…

Nëse në jetë mund të thuhet e të shkruhet për një njeri aq me vlera e virtyte të larta, padyshim ai njeri je TI Bab dhe Bashkëshort i dashur. Ke lenë gjurmë të pa shlyera në jetën tonë, poashtu ke lenë zbrazëti aq të madhe sa vetëm ti e plotëson atë, mungesa jote është e pazëvendësueshme Gjysh. Sot je shumë larg neve Babi, u shkëpute si meteor dhe shkove të bësh një vend ne përjetsinë e kujtimeve. Sa dëshirojm të shtrengojm doren tënde dhe të ulemi bashkë me ty. Do të jemi gjithnjë krenarë për faktin që kemi gjakun tënd që na rrjedh në vena. Sa kohë që jem gjallë, brenda neve gjallë je edhe TI Babi.

Me mall dhe dashuri të pafund të përkujtojnë: bashkëshortja Fatimja, vajza Albiona me bashkëshortin Aliun mbesën Liyana Amara dhe nipin Louie Ari, djali Armendi me bashkëshorten Valentinën dhe nipin Niki, djali Arditi me Artën si dhe familja Hajdari nga Gjilani dhe Zvicra. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat