Haxhi (Muzli) Cacaj

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Haxhi (Muzli) Cacaj

Më: 30 janar 2018 Në ora: 00:11
Haxhi (Muzli) Cacaj

Babai jonë, zemra jonë , tash 4 vite u bënë  pa Ty , 4 vite pa të parë, 4 vite zërin pa ta dëgjuar, 4  vite atë buzëqeshje të bukur pa ta parë, mungesa jote është e madhe, malli na ka marrë Babë, si ta kuptojmë se nuk të kemi më ylli jonë...

E pa drejtë qenka jeta se po duhet me jetu, po kemi dëshirë me të shkru, të të themi sa krenarë jemi e do të jemi gjithmonë se të kemi pasur Babë. Gjithqka ke qenë për ne, personi më i bukuri në sytë e tanë. Kurrë nuk largohet malli për Ty.  

Të duam shumë, shumë na mungon se vetëm familja jote e din. Mbajmë shpresa se po na dëgjon e po e kupton sa na mungon e sa të duam engjëlli jonë.

Të përkujtojnë me mallë: Bashkëshortja Sanija, Djemtë Agimi me familje, Blerimi me familje, Bekimi me familje, Muslia me familje, si dhe vajza Cyma me familje si dhe vëllezërit Shpendi e Muhameti me familje, Motrat Zelfija, Kumrija, Hajrushi, Sanija, Drita, me familje si dhe nipat e mbesat nga Deçani, Gjermania dhe Zvicra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat