Zenel (Abaz) Rragamaj

Perkujtime

E enjte, 18 prill 2024

Zenel (Abaz) Rragamaj

Më: 9 prill 2018 Në ora: 00:52
Zenel (Abaz) Rragamaj

5 vite pa Ty Zenel!

Vitet ikin shumë shpejtë , por Ty Nel nuk të sjellin në mesin tonë.

9 Prilli një datë e zezë për ne që nuk e duam asnjëherë që të vijë.

E kemi shumë vështirë kur vie kjo ditë që u ndave nga ne, na the lamtumirë duke të rrjedhur lotët nga ata sy të bukur që kishe,

u ndave nga ne pa dëshirën tonë por edhe pa dëshirën tënde.

Ti kishe frikë nga vetmia, nga errësira, nuk ishe i vetëm asnjëherë , na kishe pranë çdo herë.

E sot ku je që nuk vjen, nuk na flet, zërin ta dëgjojmë e të përqafojmë ta shuajmë këtë dhembje që na ndezë zjarr  zemrat tona,

kemi shumë mallë për Ty Nel, mallë që nuk shuhet asnjëherë.

Dashuria dhe buzëqeshja jote janë gjithmonë me ne Nel.

Të përkujtojnë: Gjyshi  Hasani, Gjyshja Ruka, Prindërit Abazi e Veneta, vëllau Genti, Motra Aurora, axha Agroni me bashkëshorten Mirjetën dhe vajzën Amandën, Hallat Teuta, Rifeti, Arbnorja, nipat Arditi, Riarti dhe mbesa Aida.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat