Ilda Rrahmon Tolaj

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Ilda Rrahmon Tolaj

Më: 11 prill 2018 Në ora: 00:29
Ilda Rrahmon Tolaj

ILDA 11 Prilli është ditë pikëllimi dhe mërzie për familjen tënde 6 vite qe u ndave nga më të dashurit tu dhe na mbetem pa ty ILDA mbetem pa bukurinë gëzimin vallëzimin e zgjuarsinë tënde po në zemrat tona do mbetesh përgjithmonë.

Me falni ju o njerëzit e mi                        

qe ju vesha me te zi

desha veç një jet ma t`mirë

me ardh prap kisha dëshirë

Me fal Babi qe ta ula kryet

ne gjirin tënd kam ndjere ngrohtësi

e unë desha te shpërblej 

me dashuri jo me mërzi

Me fal Mami qe te plagosa 

qe me zi unë te mbulova

ti me prisje me përcillje

zemrën tende lumturoja

Me fal Mami, qe te mërzita

dot nga shtrati për ty s’u ngrita

me prisje te dera ,me kishe shpresë

me thoje ILDA për ty do vdes

Nuk me lodhet dora për ty të shkruaj

nuk me lodhet zemra për ty të vuaj

nuk me lodhet mendja për ty të mendoj

nuk me lodhet syri për ty të lotoj

nuk me lodhet shpirti për ty të vajtoj

por me lodh ideja qe gjithë jetën pa ty ta jetoj

pusho ne paqe ILDA 

Të kujtojmë me mallë  dhe kurrë nuk të harrojmë: prindërit, Rrahmoni, Lebibja, vëllezërit Ideali, Muja, Adili nga Monthey,  Suisse, Ch.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat